DEPUTETËT NESËR DO TË DEBATOJNË PËR MOCIONIN E MOSBESIMIT NDAJ QEVERISË, PËR LIGJET REFORMUESE TË ENJTEN

Kryeparlamentari Talat Xhaferi , për nesër në ora 11 e ka caktuar seancën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë,  e kërkuar nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE.

Për të enjten Xhaferi i ka shtyrë tre seancat vazhduese që duheshte të mbahen sot, gjegjësisht që kanë mbetur ligjet reformuese.