“Zgjerimi i koalicionit qeveritarë”, Zaev: Jemi ende në fillim të bisedimeve

Kryeministri Zoran Zaev për Alsat tha konfirmoi se bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeverisës janë në rrjedhë, por ende nuk ka asgjë konkrete, pavarësisht informacioneve se PDSH-ja do të mbetet jashtë ekzekutivit. Alsat mëson se partia e Thaçit i ka irrituar pushtetarët me kërkesa të shumta për poste të rëndësishme. Sipas burimeve, më afër ekzekutivit janë të dy krahët e Lëvizjes Besa. Të kontaktuar nga Alsat, të dyja krahët e Besës shprehen të gatshme për bashkëpunim dhe thonë se gjatë javës në agjendën e tyre janë paraparë takime me partinë udhëheqëse të koalicionit qeverisës. Ndërkaq një ditë më parë shumicës parlamentare iu shtua një deputet i Partisë Turke, i cili në janar të këtij viti, u shkëput nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në dhe kaloi si deputet i pavarur. Këtë e konfirmuan edhe nga Qeveria duke shtuar se deri në fund të muajit prill, do të dihet epilogu i bisedimeve me partitë opozitare dhe deputetët e pavarur. Në lidhje me Partinë Turke, po. Është e vërtetë se ata më janë bërë në njëfarë mënyre pjesë e koalicionit qeveritar. Megjithatë, për të gjithë informacionet e tjera është herët të flitet. Kryeministrit paralajmëroi ditë më parë se deri në fund të muajit prill do të zgjasë ky proces. Kështu që tani mbetet të presim, në momentin kur do të kemi ndonjë detaj ne në Qeveri, do të ju informojmë – tha Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Deri tani i qartë është vetëm vendimi i Aleancës për Shqiptarët, e cila ne Kuvendin e mbajtur ne Kërçovë ditë më parë, ka vendosur që në asnjë formë të mos jetë pjesë e ndonjë përbërjeje të re qeveritare, të cilës nuk do t’i paraprijë procesi zgjedhor parlamentar. Ky vendim siç thuhet bazohet në indikacionet se garnitura qeverisëse nuk është mjaftueshëm bindëse në angazhimin e saj për reforma rrënjësore në vend.