Sot është 22 vjetori i vdekjes së Nënës Terezë, andaj do të mbahen aktivitetet në vigjilje të festës së Shën Terezës, njofton Klan Kosova.

Sipas Ipeshkvisë së Kosovës në ora 10:00 është paraparë pritja e besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë.

Ndërsa nga ora 11:00 mbahet mesha solemne e festës në Katedrale, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren- Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

Ditëfesta liturgjike e Shën Nënë Terezës do të kremtohet solemnisht në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.