Bota sot (23 prilli) si datë simbolike në letërsinë botërore e shënon Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës   së Autorit, ndërsa në nderë të dy kolosëve të mëdhenj të letërsisë botërore Uilliam Shekspirit dhe Miguel Servantes që me veprat e tyre e obliguan njerëzimit.

Këtë vit Dita Botërore e Librit shënohet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në mënyrë specifike për shkak të pandemisë së virusit korona dhe luftën kundër zgjerimit të infeksionit. Për këtë shkak se në kohën kur bota është e mbyllur dhe neve njerëzve na kufizohet lëvizja, shoqërimi me librin paraqet njërën nga mënyrat për lehtësimin e kohës së izolimit dhe vetizilimit. Shoqërimi me librin dhe fuqia e tij në këtë izolim gjithëpërfshirës mund të shfrytëzohet për zgjerimin e horizonteve, për stimulimin e mendjes sonë dhe për kreativitet.

Megjithatë vendimi për shënimin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit është miratuar në Konferencën e UNESKO-s së mbajtur në vitin 1995. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë UNESKO. Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit çdo vit e shënon me ndihmën e një numri të madh të botuesve, punonjës të librarive, bibliotekistëve, mësuesve dhe profesionistëve të komunikimit, Unesko dëshiron që çdo vit, në veçanti rininë ta nxitë në lexim, ta promovojë botimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale pronësi përmes mbrojtjes së drejtave të autorit.

Në porosinë botërore për këtë vit të dërguar nga UNESKO thuhet: “ Sot, më shumë se kurdo qoftë, në kohë kur shkollat janë të mbyllura në mbarë botën dhe kur njerëzit janë në izolim, fuqia e librave duhet të mundësojë që të luftojmë kundër vetmisë, t’i përforcojë lidhjet mes njerëzve dhe t’i zgjerojë vështrimet tona, në ç’rast duke e stimuluar shpirtin tonë dhe kreativitetin tonë”. Organizata botërore bën thirrje opinionit që ta ndajë informatën për librat më të dëshiruara dhe ta dërgojë porosinë pozitive në rrethimin e vet me shenjat  #WorldBookDay and #StayAtHome.

Porosinë nga Maqedonia e Veriut këtë vit e përcjellë dr. Metodi Çepreganov, neuropsikiatër. Me titullin “Mendja sundon, ndërsa libri e ushqen”, profesori Çepreganov thot: “Libri është burimi i fondamentit dhe dritës në filozofinë jetësore të jetës sonë të përditshme. Shoqërohu me të respektoni atë si ushqim i përditshëm i pashterur, që do t’ua pasurojë mendjen dhe jetën”.

Në vitin e largët 1995, UNESKO e shpalli 23 prillin Ditë Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, kjo datë ka edhe një domethënie të veçantë në Kataloni. Ajo është dita e Shën Gjergjit (Sant Jordi) dita e dashurisë dhe letërsisë që festohet në Barcelonë dhe në Kataloni përmes iniciativës së librit dhe trëndafilave. Kjo në globalitet njeh iniciativën që bashkon libra, trëndafila dhe dashuri që barten jashtë kufijve të Katalonisë me mbi 150 aktivitete që mbahen çdo vit në më shumë se 50 vende.

Si shenjë falënderimi, njerëzimit shkëmbejnë libra dhe trëndafila, ndërsa rrënjët e këtij manifestimi specifik vijnë nga traditat e përziera historike.

Nga njëra anë, Shën Gjergji është mbrojtës i Katalonisë që nga shekulli i 15-të, ndërsa nga ana  tjetër kjo mbështet në legjendën e njohur të Shën Gjergjit dhe Kuçedrës (kalorësi e mund kuçedrën, që e terrorizonte fshatin dhe princeshën, pasi që e mbyti kuçedrën, Shën Gjergji ia dha princeshës një trëndafil të shkëlqyer të kuq) dhe tradita e vjetër e shekullit të mesëm për vizitë të morgut Sant Jordi (Shën Gjergji) në  Palacio de la Generalitat në Barcelonë, ku më herët është mbajtur panairi i trëndafilave ose “Panairi i të dashuruarve”. Për këtë shkak Shën Gjergji  (Sant Jordi) është gjithashtu mbrojtës i Katalonisë.

Në atë ditë në Kataloni shiten 1,5 milionë libra dhe mbi 6 milionë trëndafila, ndërsa traditën e zgjerojnë edhe bibliotekat në mbarë botën.

Edhe pse manifestimi i sivjetmë i letërsisë do të jetë larg nga bibliotekat dhe libraritë, kjo nuk do ta zvogëlojë domethënien e kësaj date të rëndësishme dhe të njohur në gjithë botën, si dhe porositë për rëndësinë e leximit që i ndamë me Ju lexues tanë të nderuar.