Mbrëmjet e Operës së Majit tradicionalisht përfundojnë në ditën e fundit të muajit maj me operën „Aida“, ndërsa sivjet opera e popullarizuar e Verdit është në produksionin e teatrit „Karlo Feliçe“ nga Gjenova, Itali.

„Aida“ moderne është bashkim i inovacionit vizual me traditën, skenografia virtuale e cila, siç njoftoi Opera dhe Baleti Nacional, publikun do ta shpie në botën e Egjiptit të lashtë nëpërmjet prizmit futuristik me projeksionet e skenës me 3D.

Me këtë operë të Verdit edhe filluan Mbrëmjet e 47-ta të Operës së Majit më 9 maj, por interpretimi i mbrëmjes do të ketë ekip tjetër ndërkombëtar. Rolin kryesor do ta luajë rusja Ollga Romanko, ndërsa rolet tjera do t’i interpretojnë: Irina Dollzhenko nga Rusia (Amneris), Gjorgji Cuckovski (Radames), Anxhello Veça nga Italia (Amonasro) dhe Aleksandar Stefanoski (Faraoni). Dirigjent është Dian Çobanov nga Bullgaria.

Krahas operës „Aida“, pjesë e programit të sivjetëm të festivalit ishin edhe dy opera të Xhuzepe Verdit – „Rigoleto“ dhe „Traviata“, si dhe operat „Luçia nga Lamermuri“ dhe „Ana Bolena“ e Donicetit dhe „Bohema“ e Puçinit dhe baleti „Liqeni i mjellmave“ i Çajkovskit.