Arkitektja Dorina Musai në studion e emisionit “360 gradë” tha se në Shqipëri jeta kulturore po vdes, pasi nuk investohet. Sipas saj, këtu paratë hidhen për beton dhe jo për artin dhe kulturën.

Dorina Musai: Kurthi është interesi lartë ekonomik, 4 mijë euro metri katror i truallit në qendër të Tiranës. Shkatërrimi i identitetit kombëtar, memories kolektive, zhdukja e historisë së objektit që mbart një histori shumë të gjatë ndër to edhe gjyqin e intelektualëve. Ai teatër ka pasur shumë veshë dhe shumë sy. Me atë teatër u fshi një pjesë e memories. Nuk ka rëndësi sa i bukur bëhet. Mund të bëhet një teatër fantastik dhe do jetë bosh. Nuk është problemi tek ndërtesat, këtu nuk investohet tek jeta artistike. Këtu teatrot, kinematë, jeta kulturore po vdes, sepse leku hidhet tek betoni.