Në sallën e mbushur të Teatrit Satirik të Kultit, mbrëmë u mbajt premiera botërore e dramës më të re të shkrimtarit maqedonas me famë ndërkombëtare, Jordan Plevnesh, “Komedia globale”, në regjinë e regjisorit francez, Patrik Vershuren.

Duartrokitjet dhe brohoritjet e gjata pas shfaqjes iu drejtuan aktorëve Jordanka Stefanova, Teodor Elmazov, Bogdan Kazanxhiev dhe Rosica Aleksandrova, si dhe anëtarëve të ekipit, Bojana Semerxhieva, e cila është autore e skenografisë, Martin Karov, që ishte ngarkuar për dizajnin e zërit, si dhe për autorin e këngëve për shfaqjen, Kostantin Plevnesh.

Drejtori i Teatrit, Kalin Sermenov, tha në konferencë për shtyp se ishte një eveniment historik i lidhjeve artistike midis Ballkanit dhe Evropës dhe shfaqjes “Komedia globale” i uroi një jetë të gjatë në skenën e Teatrit Satirik edhe në shumë festivale ndërkombëtare.

Në premierën në Sofje morën pjesë edhe aktorët francezë, Filip Morino dhe Natasha Mashkieviq nga Teatri i Parisit “Belvil”, ku shfaqja “Komedia globale” do të luhet gjatë sezonit të ardhshëm të teatrit.