Teatri i Velesit filloi me repertorin e rregullt

Me prezantimin e shfaqjes “Motrat Prozorovi” në regji të BasilZafirçev ansambli është i INQK ” Jordan Haxhi Konstantinov  – Xhinot mbrëmë pas pothuajse shtatë muaj pauz, vazhdoi me repertorin e rregulltë i cili ishte i ndërprerë, për shkak të gjendjes së pandemisë me kovid -19. Në shfaqje luajtën aktorët KetiBorisova, Maja Lutkova, SllavicaManaskovaMitrova, ZharkoSpasovski dhe Faik Mefailovski. Përndryshe kjo shfaqje me sukses është prezantuar këtë vit në “Verën e Ohrit” dhe në festivalin e teatrit ” RistoShishkov “. Sot sërisht  në repertorin e skenës të Tearit Kombëtar të Velesit do të performohet shfaqja “Portokalli i kaltër” në regji të AleksandarIvanovski në të cilën luajnë aktorët ZharkoSpasovski, Faik Mefailovski dhe SamoilStojanovski.

Viti 2021 në nder të BlazheKoneskit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuaravitin 2021 e ka shpallur për vit Ndërkombëtar të  paqes dhe Besimit, në mënyrë që të mobilizojë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar paqe të përhershme, solidaritet dhe harmoni. Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut po fillojnë një iniciativë për t’iu bashkuar kremtimit të këtij Viti Ndërkombëtar, me një program kushtuar njërit prej kolosëve të kulturës maqedonase, BlazeKoneski, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij. Ditën kur u lind ky veprimtarë i kulturës u shënua në listën e UNESKO për shënimin e përvjetorëve të rëndësishme në botë, gjatë vitit 2021. Ky përvjetor meriton  të gjithë aktorët të jetës së kulturore, akademike dhe shoqërore të mobilizojnë forcat e tyre krijuese për një festim dinjitoz të karakterit dhe veprës së BlazeKoneski. Prandaj, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatisin një platformë për harmonizimin e ngjarjeve të ndryshme që do të ndodhin në nivel kombëtare dhe ndërkombëtare. Paqja dhe besimi janë shtyllat e veprimtarisë poetike dhe shkencore të BlazeKoneski. Puna e tij monumentale inkorporon këto ideale thella humane.

Çajani, regjisori i disa çmimeve që thotë se “Zoologjikët” e vërtetë jemi ne, humanët...

Gent Çajani, regjisori më i ri në moshë në Maqedoninë e Veriu që solli publikut tonë “Tregimi Zoologjik” të Edward Albee thotë se Zoologjikët e vërtetë në këtë botë jemi ne, të cilët sipas tij, jetojmë brenda një kafazi dhe aspak nuk jemi të lirë. Çajani është fituesi i parë nga rajoni i Pollogut i një çmimi të rëndësishëm si “Regjisori më i mirë”, por, ky i fundit nuk është shumë i kënaqur me mënyrën se si njerëzit në vendin tonë e perceptojnë artin, ai thotë se”deri sa ne presim që njerëzit të përparojnë, unë lodhem”, shkruan Portalb.mk. Në ambient të hapur dhe me distancën e nevojshme për mbrojtje nga virusi korona, nga data 22 e deri më 26 shtator kanë qenë natë teatri në Gostivar, respektivisht në hapësirat e njërit prej hoteleve të këtij qyteti. Në natën e ditë të Festivalit të Teatrit “Othello” u prezantua “Tregimi Zoologjik” në regji me Gent Çajanin, kurse aktorë të kësaj shfaqje ishin Rahim Ramadani, Granit Vela dhe Berat Mahmuti. Një shfaqje kjo me shumë emocion, që çoi regjisorin Çajani deri në çmimin e parë si “Best director” apo “Regjisori më i mirë”. Shfaqja “Tregimi zoologjik” Nga bllokimi i mjeteve të nevojshme për punë e deri në frustrim psikologjik, kështu e shpjegon Çajani në fjalë të shkurtra jetën e një artisti të rinj në Maqedoninë e Veriut, ai thotë se me aq mundësi sa u jepet, mundohet gjithmonë të rris nivelin e intelektit në shoqëri, që sadopak të shpëtojmë nga problemet e përditshme dhe të njohim veten. “Të jesh artist në Maqedoninë e veriut hasesh me probleme të shumta, që nga bllokimet e fondeve e gjer në frustrime psikologjike. Në shumicën e rasteve ne artistët nënvlerësohemi nga profesionet e tjera, por artin unë nuk do e quaja profesion, por do e fusja në një grup njerëzish që janë më ndryshe nga njerëzit e tjerë. Gent Çajani, regjisor i “Tregimit Zoologjik”. Ne jemi ata njerëz që veprojmë me ndjenja e jo me instinkte kafshërore, ne jemi ata njerëz që punojmë dhe duam të rrisim nivelin e intelektit në shoqëri, që sado pak të shpëtojmë nga problemet e përditshme dhe të njohim veten tonë, e kështu ndryshe do funksionojmë duke u marrë me problemet sociale dhe të jemi të realë ndaj vetvetes tonë dhe në atë se çfarë na është falë si dhuratë nga Zoti Jetës” theksoi Gent Çajani, regjisor. E për atë se çfarë do kishte dashtë ai të ishte ndryshe në kuptimin e asaj se si populli i RMV-së e percepton artin, Çajani thotë se ndryshimi në këtë aspekt po shkon me hapa shumë të ngadalta dhe për këtë, atributin ja dedikon artistëve. “Deri sa presim që vendi dhe njerëzit të përparojnë në vendin tonë, unë lodhem. Lodhem sepse ndryshimi dhe ëndrrat janë shumë larg nga ne, urrejtja e xhelozia na ka kapluar në palcë dhe nuk na le të përparojmë. Deri sot ka pasur shumë pak ndryshim dhe interesim për artin në shoqëri por gjithsesi kemi ecur pak përpara dhe atë falë neve artistëve të rinj nga Maqedonia” tha Gent Çajani. Çajani megjithatë shprehet se kohës së fundit ka vërejtur një interes pak më të shtuar të qytetarëve për teatrin, ai shton se në qoftë se një artist dëshiron të punoje, kushtet e punës e ka patjetër ti krijoje vetë, meqenëse nga shteti nuk ka përkrahje. “Tregimi Zoologjik” “Kohëve të fundit shqiptarët në vendin tonë kanë hapur sytë dhe janë më të lirë. Më kënaqet shpirti kur shoh të rinj rrugës për në teatër. Do duhet të mësohemi edhe me mendimet e të tjerëve se si e shohin botën. Kushtet për punë duhet ti krijojmë vet në qoftë se duam të punojmë. Përkrahje nuk ka aq sa duhet nga shteti sepse po të kishte nuk do shkonim me kaq hapa të ngadaltë. Duhet të thuhet se kur teatri politizohet atëherë arti është i vdekur” shtoi Çajani. Ndryshe, përveç çmimit “Best director” që Çajani e fitoi në festivalin ndërkombëtar të teatrit “Othello”, disa ditë më herët, shfaqja e tij, më saktë një nga aktorët që luan rolin kryesor në “Tregimin Zoologjik” Berat Mahmuti, në festivalin “AKT fest” fitoi çmimin “Best Actor” apo “Aktori më i mirë”.

Frymë e re, ambicje të mëdha

Nga Jesir Hoxha – Muzikolog Më datë 28 shtator 2020, në sallën e Muzeut të luftës maqedonase, Shoqata Kulturore Artistike “Mrika”, organizoi koncert për artdashësit e kryeqytetit nën slloganin “Muzika bashkon gjeneratat”. Në fakt, e vërteta është që kjo shoqatë kulturore-artistike nuk bashkoi vetëm gjeneratat, por kaloi mbi një koncept më largpamës duke bashkuar edhe orkestrën kamertale shqiptare me instrumentistë, këngëtarë dhe dirigjentë të talentuar të Maqedonisë së Veriut. Në një kuadër të tillë, ata ishin kujdesur për një program të zgjedhur dhe me shije artistike të përfaqësuar nga kompozitorë të shquar botëror si: Antonio Vivaldi “Simfonia in c-major rv 112”, Georg Frederik Hendel “Messiah, every valley shall be exhalted”, “Ombra mai fu”, Christoph Willibald Gluck “Che faro senza Euridice”, Pyotr Ilyich Tchaikovsky “String quartet no.1”, Vincenzo Bellini “Vaga luna che inargenti”, Barcarola Napoletana “Santa Lucia” dhe një këngë të vjetër dashurie  nga Shime Dhënshpali “Dashnor tu bana”. Koncerti u hap nën frymën e stilit barok, të kompozitorit Vivaldi dhe nën interpretimin e orkestrës kamertale shqiptare të udhëhequr nga dirigjenti Behar Veseli. Si rrjedhojë për këtë, orkestra bashkë me dirigjentin Veseli, përcollën denjësisht gjithë elementet e një vepre më cilësi të arrira artistike. Muzika bashkon gjenerata  Rrjedha e veprave në vazhdim të programit, i takonin tenorit të talentuar shqiptar Ismet Vejseli. Mënyra e interpetimit, teknika dhe muzikaliteti i tij, ishin pjesë e pandashme e secilës vepër që ai interpretoi me majft mjeshtëri artistike. Mbi të gjitha, ai qëndroi gjithmonë i gatshëm dhe i kujdesshëm të bashkëpunonte në momentet e duhura, por jo vetëm, me dirigjentin si dhe orkestrën kamertale që e përfaqësonte. Pas veprave të bukura që interpretoi Vejseli, tashmë ishte radha e duetit të mbrëmjes me të ftuarin special tenorin Shinasi Ramadan. Ata së bashku interpretuan këngën e vjetër napolitane “Santa Lucia”. Megjithatë, në këtë rast nuk mund të mohojmë faktin që ky duet ishte edhe pjesa më e bukur e koncertit në të gjitha pikëpamjet artistike. Natyrshëm, mes dy tenorëve rrjedhte harmonia e qartë si dhe kujdesshmëria që ata krijonin gjatë interpretimit të këngës në momentet më delikate të saj. Kjo mbrëmje me vlera artistike, përfundojë nën tingujt e bukur të muzikës shqiptare e më saktë të këngës “Dashnor tu bana”. Një përzgjedhje majft e veçantë, por megjithatë krijoi atmoferën e bukur dhe romantike që mbart në vetvete kënga në fjalë. Në përgjithësi, kryeqyteti jonë po fillon të ketë frymë të re dhe ambicje të mëdha artistike. Kjo ambicje dhe ky rrugëtim i ri i traditës së muzikës së kultivuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, i domosdoshëm për vendin dhe artdashësit, shpresojmë të jetë një gur i hedhur mbi një të ardhme të ndritur artistike të vendit. Muzika bashkon gjenerata

,,Atje” fotografi nga Milço Mançevski        

Në Muzeun e Artit Bashkokohorë nesër (1tetor) në ora 20 do të hapet ekspozita e fotografive të Milço Mançevskit e titulluar ,,Atje” nikoqirë të ngjarjes janë Milço Mançevski dhe Qendra Letrare-Antolog. Artisti Irlandez dhe dekan i Kolegjit të Arteve,,Buren”, Konor Mekgrejdi  në parashikim të tij në ekspozitë thotë ,,Mançevski krijon fotografi të cilët i lëkundin kufijtë e konvencionales”. Në kuadër të ngjarjes do të promovohet edhe libri me fotografi nga ekspozita  ,,Atje” të shtëpisë botuese ,, Analog”. Në librin dhe ekspozitën janë të zgjedhura 88 fotografi-kolor të krijuara në periudhë prej dhjetë viteve. Kuratore e ekspozitës e cila mbështetet nga Ministria e Kulturës si pjesë e Programit të këtij viti për vitin 2020, është Bojana Janeva Shemova.

Mbarojë takimi i poezisë Takimet e Racinit

Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Veles u lëshua perdja e edicionit 57- të të Manifestimit Ndërkombëtar të Poezisë ,,Takimet e Racinit”. Shkrimtari maqedonas Tomisllav Osmanli e morri çmimin më të lartë ku ja solli libri  i tij i  28-të, ,,Paradoksikon”, kurse linguisti finlandez Joko Sakari Lindstet, së bashku me maqedonasin nga amerika Viktor Fridman e morrën çmimin e nderit Mirënjohje të Racinit. Në kuadër të manifestimit tradicionalisht edhe këtë vit u mbajte tubimi ndërkombëtar i poezisë, përveç atyre maqedonase poetët nga jashtë recituan poezitë e tyre përmes videos. Në kuadër të Takimet  e Racinit u mbajtën edhe dy konferenca ndërkombëtare kushtuar 75 vjetorit të gjuhës bashkëkohore maqedonase dhe veprimtarisë së Goran Stefanovski, disa promovime të librave dhe vizita e shtëpisë së lindjes dhe prehjes së përhershme Kosta Solev Racin. Në dy mbrëmje u mbajtën edhe koncertet e grupit ,,Sintezis” dhe orkestrit kamertal të qytetit të Velesit.    

U nda nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e shumë filmave shqip

Shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto është ndarë nga jeta. Shkrimtarja ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, transmeton TCH. Shpresa Vreto është autore e disa librave për fëmijë. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”. Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

Vallëzimi spanjoll me Filarmoninë

,,Vallëzimi spanjoll” është titulluar koncerti i Filarmonisë i cili do të mbahet të enjten(1 tetor) në ora 20, ku do të interpretohen variacione Barok ,,Pasçakona” të kompozitorit maqedonas  Bllagoj Canev dhe ,,Karmen svita” të Bize- Shçedrin. Me orkestrën do të dirigjon Emil Tabakov nga Bullgarija. Veprat  e Canevit sillen rreth tingullit klasik harmonik dhe melodik, dhe shpesh lajtmotivi, por gjithashtu në thelb i integruar në opusin e tij është frymëzimi nga folklori muzikor maqedonas. Në fushën e muzikës kamertale i realizon arritjet më të rëndësishme krijuese.

POST-OPERA

Kur dola nga shfaqja, nën impresionet e thuaja katërorëshit intensiv, u shkrova disa aktorëve që i kam miq. Lindita Kadriu Gjërat që dua t’i them jo vetëm për shfaqen e jashtëzakonshme dhe të kompletuar, me të gjitha tiparet, por edhe për energjinë dhe atmosferën që i dhatë Qytetit ‘tuj pi kafe’ si ekip i shkëlqyer, nuk mjaftohen me mesazh. Kam qejf dhe nevojë të shkruaj tekst, aty të mundohem t’i them të gjitha që Opera për tre grosh i meriton. Veprat jashtëserike që bëhen vetëm me lider dhe ekip (Qëndrimi dhe ju të gjithë) duhen mbështetur e lavdëruar publikisht. Kemi nevojë, tash më shumë se përpara, t’u japim hapësirë lajmeve të mira. Sihariqeve në kulturë. E sheh sa më shkruhet Burhan, gjysma e kolumnës për punën e madhe të Qëndrimit, regjisorit që s’ka shfaqje mesatare,veçmë doli në sms. Ty, Murtezanit dhe ekipit suksese me projektin e ri. Kafe do pijmë pas premierës. …shumë shfaqje, mes tyre edhe të mira, i kam lënë përgjysmë: thjesht kam marrë sa më është dashur dhe kam dal nga salla. Opera për tre grosh, sipas tekstit të Bertold Brehtit në regji të Qëndrim Rijanit, e cila mblodhi në skenë gjithë ansamblin e Teatrit të Tetovës, më mbajti të mbërthyer për krejt orët e shfaqjes! Kur dola jashtë Qyteti dukej më dukej ndryshe, ajo ndjenjë që arti është Magji, t’i mpreh shqisat, t’i ndryshon këndvështrimet, të bën më empatikë, çkamos. Qëndrimi për 8 vjet të punës profesionale ka bërë 17 shfaqje, prej të cilave një operë, me teatro profesioniste (duke mos numëruar projektet më të vogla) dhe trajektorja e tij është përpjetëz konstante, secila shfaqje më e mirë se paraprakja, e thonë edhe njohësit e artit skenik. E thotë edhe vetë regjisori në një bisedim në Portalb: Ne jemi aq të mirë, sa qëllimi ynë i radhës dhe sa shfaqja jonë e radhës…rekomandime për (ri)lexim të intervistës. Notë personale: Derisa punonte projektin e parafundit me Teatrin tetovar Jashtë bie borë, jetoi me qera në banesën time, e kur hyra pas daljes së tij gjithandej ndjehej që kishte jetuar Artisti, atmosfera si atëherë kur aty jetonte pa qera një tjetër Artist i artit figurativ). Opera për tre grosh është një vivisekcion i amullive të Kohës moderne (nuk ka kohë të keqe apo të mirë, koha është kategori abstrakte dhe e bëjnë njerëzit, pra vetëm njerëzve mund t’u mvishen epitete). Shfaqja ishte festë në vete edhe për shkakun se shënonte kthimin e teatrit pas karantinës. …Adrian Aziri në rolin kryesor…cilën fjalë ta përdor për aktorin të cilin e kam ndjekur që nga fillet e tij, ende më kujtohet shfaqja me onomatope, titulli i harruar se kanë kaluar 20 vjet. Adriani ishte viti i parë në studime, projekti qe studentor, kurse të gjithë që e pamë lojën e tij e kishim të qartë: para syve tanë lindtteYlli i ardhshëm i Teatrit Shqiptar. Para premierës së fundit një mbrëmje e takova Adrianin në kafe, pas provës treorëshe që e kishte bërë vetë në skenë…sebep për të folur për proporcionin mes talentit dhe punës, kuptohet unë flisja për dhuntinë, ai për punën. Petrit Neziri në rolin e femrës dëshmoi se nuk ka rol të vogël dhe të madh. Transforimi i tij në gjininë e kundërt, intonacioni, gjuha joverbale dhe trupore ishin bravurë që meritonte, ashtu edhe ndodhi, duartrokitje në skenë të hapur. Skenografia e Petrit Bakallit, kostumet e Marija Pupuçevskës…muzika e intonuar edhe në skenë, bazuar tek ajo e Kurt Weillit, kompozitor gjerman i cili ka punuar bashkë me Brehtin në të njëjtën kohë për veprën, kurse Blerim Osmani dhe Granit Vela e kanë përshtatur me disa ndryshime: gjithçka si duhet të jetë, dhe më shumë se aq. Teatri modern, përgjithësisht, nuk mjaftohet vetëm me dialog se shikuesi është i botës së teknologjive moderne, pra më shumë i vizuales se sa i verbales. Opera ishte në traditën më të mirë të teatrit bashkëkohor. …ditën kur u mora vesh për vazhdimin e bashkëpunimit me Portalbin, derisa e lumtur pija cigare në ballkon, pashë Petritin që hynte në Sole për ta takuar Qëndrimin. Zbrita dhe unë. Ndejtëm gjatë, dhe folëm për çkamos: për skandalin e objektit të Teatrit dhe Bibliotekës që asesi të përfundojë (ndërkohë u ndërruan dy ministra shqiptarë të Kulturës, pa lodra në bark), për botuesit shqiptarë apashana që keqpërdorin mjetet e Ministrisë, e cila nuk kontrollon si harxhohen paratë dhe vallë libri arrin te lexuesi, për regjisorin Igor Vuk Torbica, Princin e skenës dhe rebelin që përfundoi tragjikisht ngaqë dusha nije organ ali boli, folëm edhe për post-Operën kuptohet. Teksti për Operën u shkrua me vonesë ngaqë priste të gjeja hapësirë ku të shprehem, temat tjera do vijojnë në vazhdim. Për fund diçka tamam personale. Pas takimit u ndjeva ngushtë! Nga gëzimi për marrëveshjen me portalin, unë gojën nuk e mbylla, fola e fola si e kurdisur duke mos u lënë kohë Q dhe P për t’u shprehur. Shfrytëzoj rastin t’u kërkoj falje për këtë joterbije. Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Stefoska për MIA: Ne jemi të hapur për të avancuar bashkëpunimin kulturor me të...

Ne jemi të hapur për dialog dhe avancim të bashkëpunimit kulturor me të gjithë fqinjët. Një nga prioritet në punën time është ta përforcojë këtë bashkëpunim. Për më tepër, të gjithë ne në Ballkan, si trashëgimtarë të perandorive të mëdha, ndajmë një trashëgimi të përbashkët kulturor që është një bazë e mirë për dialog të ndërsjellë dhe respekt të ndërsjellë. Kjo është thënë në një intervistë për MIA nga Ministrja e Kulturës Irena Stefoska, duke iu përqendruar në marrëdhëniet e mira  fqinjësorë  dhe sa ndikon ajo në trashëgiminë kulturore. Intervista e plotë është në dispozicion në Linkun vijues

Треба да Прочитате

Моментална Температура

Skopje
clear sky
11.6 ° C
13.3 °
10 °
87 %
2.2kmh
0 %
пет
25 °
саб
28 °
нед
31 °
пон
32 °
вто
19 °