Është ndarë nga jeta muzikanti dhe kompozitori i famshëm Ennio Morricone

Është ndarë nga jeta ne moshen 91 vjecare muzikanti dhe kompozitori i famshem, fituesi i cmimit Oskar, Ennio Morricone. Mediat e huaja shkruajnë se ai vdiq natën në një klinikë ne Itali, pas problemeve shëndetësore që kishte pasur, pas një rrëzimi. Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, në respekt “te ndjenjës së përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jetën e tij”. Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016, shkruan Panorama. Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së ti dhe ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Ata qe e bene te njiohur ishte kolona zanore e 390 filmave western. Morricone ka fituar dy çmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pesë Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.

“Vera e Shkupit” do të fillojë sot me numër të kufizuar të vizitorëve dhe...

Me koncertin “Shkupi në tri ngjyra” sonte në orën 20:30 në Suli Han do të hapet festivali i 41 “Vera e Shkupit, i cili tradicionalisht fillon më 21 qershor. Për shkak të pandemisë, Drejtoria e Kulturës dhe Arteve e Shkupit (DKASH) do ta organizojë manifestimin veror të kryeqytetit në përputhje me protokollet për organizimin e ngjarjeve publike të miratuara nga Qeveria, njofton MIA. Numri i publikut do të jetë i kufizuar dhe respektimi i masave të rekomanduara do të jetë i detyrueshëm: mbajtja e maskave ​​mbrojtëse, matja e temperaturës së trupit, ruajtja e distancës së përcaktuar fizike midis vizitorëve në auditor dhe dezinfektim, ndërsa hyrja e publikut në Suli Han do të fillojë gjysmë ore para koncertit, pra në orën 20:00. “Sipas protokolleve dhe me qëllim të rregullimit dhe kontrollit të numrit të spektatorëve, biletat do të shiten me çmim simbolik prej 100 denarësh. Biletat për ngjarjen kanë dalë në shitje në internet në: kupipartizase.com, në Sallonin “Jugoton “në Qendrën Tregtare të Qytetit”, kumtoi DKASH. Në koncertin e sotëm “Shkupi në tri ngjyra” në Sulin Han do të interpretojnë: Dushko Georgievski – interpretues vokal dhe flaut, Ratko Dautovski – instrumente me perkusion, Emil Adamski – kavall dhe bas akustik, Bajsa Arifovska – piano,violinë, klarinetë dhe Bllagoja Alaçki – kitarë. 

Со заштитни мерки против КОВИД 19 започнуваат со работа сфери во културата

Владата на Република Северна Македонија врз основа на член 58 став 1 од Законот за заштита на населението од заразни болести („Службен весник на Република Македонија“ бр.66/04, 139/08, 99/09, 149/14, 150/15 и 37/16), на седницата одржана на 30 јуни 2020 година, донесе Одлука за изменување и дополнување на Одлуката за мерки за спречување на внесување и ширење на коронавирус Ковид 19. Со Одлуката се усвоени и протоколи донесени од Комисијата за заразни болести при Министерството за здравство, за работа на библиотеки, музеи галерии и изложбени простори, танцови и балетски клубови, а може да се отпочне со активности и работа со организација на настани и манифестации на отворен простор, со задолжително почитување на Протоколот за начинот и условите за организација на настани од Комисијата за заразни болести при Министерството за здравство и од Асоцијацијата на ивент индустријата. Во прилог е Одлуката објавена во Службен весник, со поединечните протоколи. Оние кои се однесуваат за установите од културата се објавени од 8-11 страница на документот. ОДЛУКА ЗА ПРОТОКОЛИ  

DEKRET ME FUQI LIGJORE PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR KULTURË GJATË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME

DEKRET ME FUQI LIGJORE PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR KULTURË GJATË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME

Komisioni për Sëmundje Infektive lejoi mbajtjen e koncerteve, me protokoll të posaçëm të masave

Komisioni për Sëmundje Infektive ka sjell vendim që të lejohet organizimi i eventeve.  Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se, Komisioni për Sëmundje Infektive ka pranuar propozimin e Shoqatës së muzikantëve dhe të përfaqësueve të shoqatës për organizim të ngjarjeve, të cilët kanë qenë së bashku në mbledhje javën e kaluar dhe kanë sjell protokoll me kontrolle strikte gjatë hyrjes. “Sot është sjell vendim që të lejohet organizimi i ngjarjeve. Kapaciteti të mos jetë i mbushur më shumë se 50 persona në vendin ku organizohet ngjarja dhe biletat të shiten në mënyrë elektronike, që të mos bëhen radhe dhe rrëmuja, ndërsa gjithashtu është e obliguar mbajtja e maskave. Bëhet fjalë për një protokoll të shkëlqyer dhe shoqata ndërmarrin përsipër, që është për lëvdatë, që vet të kontrollojnë zbatimin e masave aty ku organizohet”, deklaroi Filipçe.

Ndërroi jetë mjeshtri i valles popullore Besim Zekthi

Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi është ndarë sot nga jeta. “Teatri i Operas dhe i Baletit ka njoftuar për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin “Nderi i Kombit”.“artisti i njohur ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 84-vjeçare”. “LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI – “NDERI I KOMBIT” Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi”. “Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi”. Për vdekjen e artistit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “LAMTUMIRË KËRCIMTARIT LEGJENDAR, BESIM ZEKTHI” Gjithashtu edhe Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V ka përkujtuar veprën e Zekthit. “Vallëzimi i maestro Besim Zekthit i ngjante një poeme të bukur të inskenuar aq mirë me figurën dhe lëvizjet që mund ti sillte vetëm një mjeshtër i madh si ai”, deklarojnë nga Ansambli.

Qeveria pranoi kërkesën që të ndërtohet shtëpi e re për “Tanec”

Institucioni nacional Ansambli për këngë dhe valle popullore maqedonase “Tanec” do të fitoi shtëpi të re. Me iniciativën e drejtorit të I.N. “Tanec” Martin Vuçiq, në mbledhjen e 72-të të qeverisë e shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e paraqitur të institucionit për zgjidhje të re urbanistike-arkitektonike për shtëpi të re të një prej institucioneve më të vjetra në vend, projekt në të cilin udhëheqësit e “Tanec” kanë punuar intensivisht në  periudhën e kaluar pandemike. Qeveria e shqyrtoi kërkesën dhe obligoi Ministrinë e Kulturës që të propozojë  zgjidhje të përshtatshme për problemin me të cilin përballet Ansambli i Institucionit Nacional për këngë dhe valle popullore maqedonase “Tanec”. -Pas shtatë dekadash ekzistence, një nga institucionet më të rëndësishme maqedonase në fushën e kulturës në vendin tonë do të fitoj sallën e vet dhe kushtet e përshtatshme për punë dhe koncerte, të denjë për rëndësinë e tij historike. Kjo është hera e parë që qeveria ka dëgjuar për rolin e rëndësishëm të kushteve adekuate hapësinore në rritjen e përgjithshme dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij ambasadori tonë të madh të pasurisë folklorike maqedonase dhe kulturës maqedonase në përgjithësi, thonë nga “Tanec”.

Prolongohet afati projekt-programeve dhe pritet protokolli në kulturë

Në emisionin ,,Utrinski Brifing” në ,,Sllobodna TV”, mysafir i mëngjesit ishte Afet Jashari, koordinator i programeve në Ministrinë  e Kulturës. Në bisedë me Sasho Ordanovski, Jashari e informoi publikun  se në seancën e 71 të Qeverisë u miratua një Dekret me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit të kulturës në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme , me qëllim  afatin e miratimit të projekt-programeve vjetore për punë të institucioneve nacionale nga fusha e kulturës për vitin 2021 në vend që të jenë deri në fund të qershorit, të prolongohen deri më 1 gusht të këtij viti. Ky është lajmi i mirë për të gjithë institucionet sepse përfitojmë kohë. Kemi bërë një propozim-protokoll për realizimin e projektit dhe ky protokoll është dërguar në Institutin e Shëndetit Publik. Jemi në pritje të përgjigjes  tha Jashari për ,,Utrinski Brifing”. Lidhur me buxhetin e parashikuar  dhe virusin korona, Jashari theksoi politikën e Ministrisë së Kulturës e cila ka për qëllim përdorimin e të gjitha kapaciteteve  të saj për realizimin e sa ma shumë programeve të miratuara me qëllim që të mundësojë ekzistencë   përdoruesve  që kanë aplikuar në konkurset vjetore dhe me qëllim ti plotësojë nevojat e publikut në këtë gjendje të jashtëzakonshme. ,,Ka pasur thirrje nga Ministria që të gjithë punonjësit e të cilët duan të heqin dorë nga projektet jashtë institucioneve nacionale  të marrin nga 14.500 denarë  por numri që ka hequr dorë nga projekte të tilla është shumë i vogël.  Për këtë arsye kemi zgjatur afatin që këto projekte të mund të realizohen”, thotë Jashari. Në emision u nda edhe informacioni se nga Komisioni për sëmundje infektive pritet një protokoll të rihapen institucionet në kulturë, së pari bibliotekat dhe muzetë, dhe që Ministria e Kulturës i ndjek modelet dhe praktikat botërore në këtë fushë në mënyrë që të aplikojë përvojat pozitive në vendin tonë.

Antikorrupsioni ka hapur rast për punën e drejtorit të Agjencisë për film në RMV

Komisioni për parandalim të korrupsionit ka hapur lëndë për punën e drejtorit të Agjencisë për film, Gorjan Tozija, ka konfirmuar për SDK.mk kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska. “Një anëtar i Komisionit është duke punuar në lëndën për punën e drejtorit Tozija, por nuk mund të zbuloj më tepër detaje, për shkak se praktika jonë është që secili anëtar ta punon lëndën dhe kur të jetë gati do ta prezantojë para anëtarëve tjerë. Pasdite kemi takim dhe do t’u japim informacione plotësuese”, u përgjigj Ivanovska në pyetjet tona nëse lënda ka të bëjë me pagesën e parakohshme për të gjitha projektet e aprovuara filmike nga Agjencia dhe për atë se çka konkretisht hetohet në këtë lëndë dhe në cilën fazë janë hetimet. Sipas informatave jozyrtare, me këtë lëndë shqyrtohet ligjshmëria e pagesës urgjente të të gjitha projekteve filmike nga ana e Agjencisë për film në mars në fillim të krizës me koronën. E kontestueshme për pjesën më të madhe të projekteve të paguara është se, nga producentët nuk ka as garanci bankare e as dokumentacion për faza të përfunduara paraprake. Në pajtim me Ligjin për veprimtari filmike, producenti filmik para se ta nënshkruan marrëveshjen në afat përkatës duhet të parashtrojë garanci bankare në lartësi prej 25% të shumës së mjeteve të cilat i paguan Agjencia. Me masën të cilën Agjencia e paralajmëroi më 24 mars, për dy ditë pune ka paguar gjithsej 27 projekte filmike, siç ka njoftuar atëherë, “të cilat janë në fazë të avancuar të realizimit, përkatësisht ato të cilat kanë përfunduar apo janë para përfundimit”, “për t’iu ndihmuar punonjësve të pavarur filmik (frilenserëve) dhe shtëpive të produksionit”. “Drejtori i Agjencisë për film, Gorjan Tozija në suaza të kompetencave të tij ka ndërmarrë masa për ndihmë për punonjësit filmik (frilenserë) dhe shtëpitë e produksionit. Pas rekomandimeve të Qeverisë, në marrëveshje me kryetarin e Shoqërisë së punonjësve filmik, Igor Ivanov, ndërsa pas takimit konstruktiv me ministrin për Kulturë, Hysni Ismaili në suaza të autorizimeve të tij ligjore, Agjencia për film, prej mjeteve nga buxheti vjetor, ka bërë pagesë për projektet e nisura filmike të cilat janë në fazë më të thellë të realizimit përkatësisht ato që kanë mbaruar apo janë para përfundimit. Duke e zbatuar këtë masë Agjencia për film për këto dy ditë pune ka paguar gjithsej 27 projekte filmike“, qëndron ndër të tjerat në Komunikatën e Agjencisë nga 24 marsi. Megjithatë, në bazën e të dhënave Financa të hapura të Ministrisë për Financa, shihet që ndër të paguarit ka më tepër projekte që as nuk janë filluar. Sipas bazës së të dhënave, në periudhën mars-maj 2020, ka rreth 50 pagesa me gjithsej përreth një milion euro, për projekte që janë aprovuar në konkurset e Agjencisë nga viti 2014 deri 2019. Pagesat kryesore janë bërë më 17, 20 dhe 24 mars. Masa e Agjencisë për film për pagesë të projekteve filmike është ndryshe prej asaj që ishte publikuar më 30 maj, kur Ministria për Kulturë e bëri publike që paratë të cilat si ndihmë në gjendje të jashtëzakonshme do t’i fitojnë filmprodhuesit do të vijnë nga Fondi për ndihmë dhe përkrahje për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga koronavirusi KOVID- 19. Qeveria në seancën e mbajtur më 26 maj miratoi Urdhëresë me fuqi ligjore për përkrahje financiare të punonjësve filmik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për muaj prill dhe maj me neto shumë mujore prej 14.500 denarë. Për një rast tjetër, kundër Tozijas është parashtruar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike, nga producenti Robert Naskov dhe shtëpia e produksionit “Partizans”. Kallëzimi ka të bëjë me filmin nga viti 2016 “Çlirimi i Shkupit”, në regji të Danillo dhe Rade Sherbexhija, ku producenti kryesor me 69 përqind është “Partizans”, ndërsa ko-producentë janë “MP film prodakshën” nga Kroacia dhe “Art films prodakshën AFP” nga Finlanda. Filmi është incizuar në fund të vitit 2014, kurse premiera u mbajt më tetor të vitit 2016. Tozija në atë periudhë ka qenë i angazhuar si bashkëpujnëtor i jashtëm i filmit, mirëpo së bashku me ko-producentin kroat Igor Nolla, pa njohuri të producentit kryesor Naskov, ua kanë shitur të drejtat e filmit distributorëve nga Holanda dhe Italia. Në vitin 2016 “Çlirimi i Shkupit” ishte edhe kandidat për Oskar, nga Maqedonia. Duke e pasur parasysh që Agjencia për film në vitin 2014 e ka përkrahur këtë film me 1.25 milionë euro, Naskov dhe Popovski konsiderojnë që Tozija, i cili u bë drejtor i Agjencisë më gusht të viti 2017, paraprakisht me shitjen e paautorizuar e ka dëmtuar buxhetin me mbi 20.000 euro, pasi pjesë e parave për distribuim duhet të kthehen në Agjencinë.

Poeti korçar Skender Rusi është nderuar me çmimin e parë në manifestimin “Takimet Poetike...

Poezia “Ditë pa mëngjes”, e poeti korçar Skender Rusi, ka marrë vendin e parë në edicionin e 28-të me radhë të manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”,  të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, në teren të hapur në amfiteatrin e Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë, njofton Portalb.mk. Juria në përbërje: Sunaj Raimi, Arben Ibrahimi dhe Selajdin Shabani, vendin e dytë poetit ia ndau poetit kumanovar që jeton dhe vepron në ShBA, Abdurrahman Thaçi, për poezinë “Nga të shkoj”. Ndërsa, në çmimin e tretë u vlerësuan poeti gjilanas Nijazi Ramadani  për poezinë “Amaneti i nanës”, si dhe poeti kumanovar Kreshnik Sopaj për poezinë “Ana ime”. Kryetari i Klubit, Fatos Rushiti, në fjalën e tij u shpreh se nuk janë pak plotë 28 vite që ky klub mbledh shumë poetë anembanë trojeve shqiptare, duke i dhënë tradicionalitet, ndjeshmëri e shije të lartë estetike rrjedhës së këtij manifestimi. “Profesionalizmi, paanshmëria, mikpritja, vlerësimi adekuat, tingujt e pianos dhe kitarës, jehona e poezisë kumanovare ndër krijues të mirëfilltë shqiptarë, dhe jo vetëm, kanë bërë qe ky manifestim të merr vëmendjen e duhur nga vetë institucionet shtetërore në shtetin tonë dhe të përkrahet në vazhdimësi”, u shpreh Rushiti. Rushiti, ndau edhe disa plaketa, në shenjë mirënjohjeje e falënderimi për angazhimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm. Manifestimi tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, mbahen për çdo 11 mars për nderë të kujtimit të demonstratave të ’81-shit të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo, edhe përkundër përgatitjeve me kohë, që ky manifestim të mbahej më 11 mars 2020, u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike. Manifestimi i përvitshëm “Takimet Poetike të Karadakut” u përkrah financiarisht nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe pjesërisht edhe nga komunat e Likovës dhe Kumanovës.

Треба да Прочитате

Моментална Температура

Skopje
heavy intensity rain
17 ° C
17 °
17 °
100 %
0.5kmh
90 %
чет
22 °
пет
27 °
саб
27 °
нед
29 °
пон
30 °