Pas koncertit të parë fantastik „Nju Pogodi“ në kuadër të ciklit „Filarmonia në vend të hapur“, të shtunën (29 qershor 2019) në orën 21:00 në Parkun e Qytetit do të jepet premiera e koncertit të titulluar „Dashuria dhe revolucioni“, në të cilin publiku do të ketë mundësinë t’i dëgjojë këngët më të popullarizuara të pop-rokut dhe pank-muzikës të cilat kryesisht i shënuan vitet e ‘90-ta.

Nën shkopin e dirigjentit dhe në angazhimin e Xhian Emin do të interpretohen këngët e „Rejdiohed“, Nik Kejv, „Bisti Bojs“, „Prodixhi“, „Nirvana“, Dejvid Bouvi, „Seks Pistols“, „Klesh“, Xhimi Hendriks, „Pink Flojd“, „Ramshtajn“… Bashkë me orkestrën e Filarmonisë, do të interpretojë edhe kori „ProArs“ dirigjenti i të cilit është Sasho Tatarçevski, i cili do të jetë bartësi kryesor i projektit.