Dy netët e fundit të festivalit “JazzFest Tetova” do të t’i dedikohen bamirësisë nga paratë e grumbulluara prej shitjes së biletave, transmeton Portalb.mk.

Gjatë këtyre dy netëve do të performojnë: Agron Peni and Band të shtunën, kurse të dielën Nita Reçi & Quintet.

Nata e katërt me Agron Penin, mbahet më 14 shtator 2019, në Qendrën për Kulturë të Tetovës, me fillim prej ora 20:00, kurse nata e pestë me Nita Reçin, më datë 15 shtator nga ora 19:00.

Bileta për natën e katërt kushton 200 denarë, kurse për natën e pestë 100 denarë, me mundësi që njerëzit të mund të dhurojnë aq sa kanë dëshirë dhe mundësi.

Përndryshe, edicioni i katërt i festivalit “Jazzfest Tetova” ka filluar më 11 shtator 2019, ndërkaq pritet të përfundojë më 15 shtator 2019.