Në Galerinë e Arteve të Bosnjë e Hercegovinës në Sarajevë, mbrëmë u hap zyrtarisht ekspozita e veprave të anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë – Artistët Figurativë, e organizuar në kuadër të bashkëpunimit të ASHAM-it dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjë e Hercegovinës (ASHABEH).

Audienca boshnjake do ta ketë mundësinë të njihet me krijimtarinë dhe arritjet e artistëve figurativë maqedonas, si Nikolla Martinovski, Dimçe Koco, Dimo Todorovski, Dimitar Kondovski, VangellKoxhoman, Jordan Grabul, Tome Serafimovski, Vasko Tashkovski, Boro Mitriqevski, Mlladen Sërbinovski, Kiro Urdin, Petar Haxhiboshkov, Gazanfer Bajram, Gligor Çemerski, Vlladimir Veliçkoviq, Gjorgji Konstantinovski dhe Omer Kaleshi, me 80 përzgjedhjet e tyre nga kuratorja Ivana Dimov Xholeva. Ekspozita e përfshin krijimtarinë e këtyre autorëve gjatë një periudhe të gjerë kohore – nga artistët dhe anëtarët e parë të arsimuar të ASHAM-it, deri te krijimtaria bashkëkohore dhe anëtarët më të rinj të Akademisë.

Në ceremoninë e hapjes, drejtori i Galerisë së Sarajevës, Strajo Kërsmanoviq, tha se bëhet fjalë për një përfaqësim artistik dhe kulturor, por edhe një eveniment i nivelit të parë që nuk është vetëm njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën kulturore të Sarajevës, por është edhe njëri nga evenimentet më të rëndësishme shoqërore dhe politike në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës. Kryetari i ASHABEH, Millosh Trifkoviq, në hapjen theksoi se të dyja akademitë ndajnë një histori të gjatë të përbashkët dhe një traditë të gjatë të bashkëpunimit dhe i vlerësoi përpjekjet e të dyja akademive, “nga udhëheqësi deri tek bashkëpunëtori i fundit në përgatitjen e ekspozitës”. Kolegu i tij, Taki Fiti, kryetar i ASHAM-it, theksoi se bashkëpunimi i të dyja institucioneve po vazhdon që nga themelimi i tyre në ish-shtetin e përbashkët, duke e shprehur kënaqësinë që pikërisht kjo ekspozitë e konfirmon dhe e verifikon atë bashkëpunim:

Prezantimi i artistëve më të mirë maqedonas në Sarajevë është një ekspozitë reciproke pasi më herët në prill të këtij viti, Akademia e Shkencave dhe Arteve e BeH-së, në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të BeH-së, i prezantuan artistët boshnjakë me ekspozitën në Sallonin e Arteve të ASHAM-it në Shkup.

ASHAM-i dhe ASHABEH kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit në vitin 2012 në kuadër të së cilës organizohen qëndrimet e studentëve, pjesëmarrjet në evenimentet jubilare, shkëmbimi sistematik i botimeve dhe projekteve akademike, duke e përfshirë edhe shkëmbimin e ekspozitave të artistëve, anëtarë të të dyja akademive.