Në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup do të interpretohen disa shfaqje nga artistë dhe muzikantë të njohur grekë, më 28 shtator (e shtunë) duke filluar në orën 19:00 dhe deri pas mesnatës.

Ky është programi paralel i ekspozitës së madhe “A jam unë ai emër apo ajo fotografi?” (Am I That Name or That Image?) të MOMus nga Selaniku, që do të hapet në MAB një natë më parë.