Në studion “PrivatePrint” do të hapet ekspozita promovuese e librit “Monumenti i Lirisë – doracak” nga Elena Çemerska, të premten (18 tetor) në orën 16:00.

Libri “Monumenti i Lirisë – doracak”, i botuar nga “PrivatePrint”, është një projekt dokumentar nga Elena Çemerska që përmban intervista që i referohen Monumentit të Lirisë në Koçani (vepër e Gligor Çemerski dhe Radovan Ragjenoviq) nga aspekti i artit, arkitekturës dhe kontekstit socio-kulturor. Libri përfshin artikuj gazetareskë dhe eseistikë që lidhen me monumentin, si dhe materiale arkivore dhe vizuale. Libri është dygjuhësh, në maqedonisht dhe anglisht.

Në ekspozitën promovuese do të prezantohen veprat e Elena Çemerska, të punuara si pjesë e një projekti më të gjerë të autores që lidhet me Monumentin e Lirisë në Koçani. Ekspozita do të jetë e hapur nga 19 deri më 24 tetor në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 18:00. Libri “Monumenti i Lirisë – doracak” mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.