Në organizimin e Institucionit Kombëtar Muzeu – Kumanovë, sonte në orën 19:00, në Galerinë Kombëtare në Kumanovë do të hapet ekspozita “Art Memorium” kushtuar krijimtarisë së brezit më të vjetër të piktorëve të Kumanovës.

Publiku i artit në Kumanovë do të ketë një mundësi të jashtëzakonshme për t’i parë veprat e: Trajko Myftinski, Kiril Karaxha, Dobri Trendafillovski-Dobrin, Trajçe Jançevski, Dragutin Avramovski-Gute, Momçillo Petrovski-Moco, Momçillo Avramovski, Verolub Stankoviq, Tane Atanasovski-Garski, Vlladimir Veliçkovski-Kumanovski, Ivan Ocepek dhe Rexhai Iseni.

Ekspozita do t’i shfaqë disa vepra nga secili artist, ndërsa në hapjen do të promovohet libri për krijimtarinë e tyre, me një vështrim kritik për secilin autor veçmas, me tekst të Goce Bozhurski – historian i artit.