„Mosemërimi është përgjigje“ titullohet ekspozita grupore e cila do të hapet në Hamamin e Daut Pashësmë 26 qershor (e mërkurë) në orën 20:00.Kuratore e ekspozitës është Ivana Vaseva, ndërsa realizohet në bashkëpunim me Muzeun e Arteve Amerikane në Berlin, me Valter Benxhamin Eli Ga, (Nju Jork / Stokholm), Adrian Paci (Shkodër / Milano), Doplgenger (Beograd), Oliver Musoviq (Shkup) dhe Filip Jovanovski (Manastir / Shkup).„Mosemërimi është përgjigje“ është ekspozita e rezistencës konstante ndaj botës në të cilën jetojmë dhe është e ndërtuar nga subjektivitetet politike rezistente. Ekspozita i teston kufijtë e durimit, jo në kuptimin fizik të fjalës, por në mbështetjen në kufijtë e kanunit dhe paraqitjet nga e kaluara, si dhe në reprezentacionin estetik, gjestet artistike të së cilës ndonjëherë paraqiten edhe si interpretime ose reagime të rastësishme. Ekspozita mbështetet nga Ministria e Kulturës.