Ekspozita “Trilogjia, personazhet – njerëzit” nga Filip Fidanovski do të hapet sonte, në orën 20:00, në hapësirën galerike të ART HUB, qendra artistike në QTQ në katin e 2-të.

Fidanovski është profesor në SHMSHAFD “Llazar Liçenoski” dhe kryetar aktual i SHAFM-së. Ka magjistruar në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje. Që nga viti 1995 deri më sot ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore në Maqedoni, Serbi, Bullgari, Kroaci, Çeki, Bellgjikë, Egjipt, Itali…