Në objektin e Hamamit të Daut Pashës do të hapet ekspozita monografike retrospektive e Kostadin Tançev – Dinkasonte (24 prill) në orën 20:30. Në ekspozitë do të shfaqen veprat e tij në fushën e artit grafik, pikturës dhe disenjit grafik të cilat paraqesin një pasqyrë të krijimtarisë së tij shumëdekadëshe.

Kostadin Tançev – Dinka gjatë krijimtarisë së tij të frytshme shumëdekadëshe ka lënë gjurmë të pashlyera si autor dhe disenjues figurativ.Në fushën e grafikës së aplikueshme konsiderohet kryesori në vendin tonë, inovator në disenj, skenograf i shquar, përpunues i mirë i plakateve dhe disenjues i publikimeve. I ka lënë gjurmët e veta edhe nëpërmjet veprave të veta grafike dhe të pikturës.

Ekspozita ka për qëllim të jap një pasqyrë të gjithë krijimtarisë së tij dhe ta konfirmojë vendin e tij në zhvillimin e artit figurativ bashkëkohor maqedonas.