Në Sallonin e Arteve në Veles do të hapet ekspozita e pikturave të artistit figurativ, Novica Trajkovski, sonte në orën 20:00. Novica Trajkovski në këtë ekspozitë vendosi për temën “Kalimi Hyjnor” i frymëzuar nga bukuritë e Maqedonisë, ndërtesat e vjetra dhe mjeshtëritë e mjeshtërve tanë. Në Sallonin e Arteve në Veles, Trajkovski do të shfaq më shumë se tridhjetë vepra, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 shtator.