Piktori akademik Zoran Arsovski nga Kumanova sot në Beograd do ta mbajë ekspozitën e pavarur “Çrregullimet tektonike” në “Galerinë – Kalaja e Beogradit” në Kalemendan.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 10 shtator, ndërsa në të do të paraqiten 60 vepra të punuara në teknikën akril. Kjo ekspozitë është prezantimi i tetë i pavarur i Arsovskit para publikut të gjerë.

Arsovski diplomoi në vitin 2005, ndërsa magjistroi në vitin 2007 në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje, në drejtimin e pikturës. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Maqedonisë. Ka marrë pjesë në koloni, ekspozita dhe projekte të shumta grupore ndërkombëtare të artit në vend dhe jashtë vendit. Punon në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë.