Në sallonin e ekspozitës Imperial 2, pranë Qendrës Informative Kulturore – Shkup do të hapet ekspozita e pikturave „45 vjet krijimtaria e artistit Stevan Cigaridov“ sot me fillim në orën 20:00.

Në kuadër të ekspozitës, me të cilën autori e shënon 45-vjetorin e krijimtarisë, do të shfaqen 45 vepra, vaj në pëlhurë, të krijuara në periudha të ndryshme të krijimit të tij.

Stevan Cigaridov u lind në vitin 1951 në Manastir. Prej vitit 1972 deri më sot ka realizuar 20 ekspozita të pavarura në Republikën e Maqedonisë, Itali, Austri, Portugali. Ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat grupore të SHAFM-së, si dhe në një varg ekspozitash grupore në Serbi, Slloveni, Bullgari, Francë dhe në vendin tonë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 maj të këtij viti.