Fakulteti i Arteve Dramatike në Shkup, të premten në mbrëmje e shënoi 50-vjetorin e FAD-së dhe e filloi Edicionin e 28-të të Takimeve Ndërkombëtare Studentore të akademive dhe fakulteteve të Arteve Dramatike “Skomrahi 2019”.

Shfaqja “Jeta për një ëndërr” ku morën pjesë studentët, aktorët dhe profesorët ishte në koreografinë e profesoreshës Krenare Nevzati – Keri. Para fillimit të homazhit të aktorit për aktrimin dhe të jetuarit e ëndrrës së artistit të teatrit, para TKM-së së mbushur, të pranishmit me një duartrokitje u dhanë nderime kolegëve të ndjerë, por aureoli i të cilëve edhe një kohë të gjatë do t’ua ndriçojë rrugën brezave të tanishëm dhe të ardhshëm dhe do t’u jap shembull se si të bëhen artistë të mëdhenj dhe, mbi të gjitha, njerëz të shkëlqyeshëm.

Në festimin qendror të përvjetorit të FAD-së mori pjesë zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, i cili është i diplomuar në lojën e aktorëve të FAD-së në vitin 1989.

Në periudhën e kaluar në FAD kanë diplomuar 655 aktorë, regjisorë të filmit dhe teatrit, producentë, dramaturgë, skenaristë, montues të filmit dhe televizionit dhe kinematografë, mbi 80 magjistra dhe doktor të shkencës dhe artit, ishin pjesë e studimeve në barakat pas tërmetit në rrugën “Rugjer Boshkoviq” nr. 22. Falë klasave në FAD, përveç atyre në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe dhe gjuhën turke, në Fakultet edukohen artistët që mund të krijojnë dhe të rikrijojnë në gjuhët e tyre amtare, studentët mësojnë në bashkësi, bashkëpunim, duke i zgjeruar horizontet e tyre dhe duke i thyer kufijtë, sepse arti është gjuha universale e njerëzimit.

Fakulteti dërgoi një falënderim të madh për Ministrinë e Kulturës për mbështetjen që e merr për këto aktivitete.

Me këtë eveniment ishte shënuar edhe fillimi zyrtar i “Skomrahi 2019”, në kuadër të të cilit do të përfshihen 5 shfaqje, 30 filma, promovimi i librit dhe revistës, ndërsa me shfaqje dhe filma marrin pjesë akademitë e Beogradit, Zveçanit, Lubjanës, Prishtinës, Zagrebit, Sarajevës dhe Sofjes.