Në Teatrin Komedia për nesër në orën 20:00 është caktuar premiera e shfaqjes së re të titulluar:„Femrat para tronditjes nervore“ të punuar sipas filmit „Femrat në tehun e tronditjes nervore“ të Almodovar, ndërsa në regji të regjisorit të njohur kroat, Ivan Leo Lemo.

Kostumografe është Mirjana Zagorec, skenografe është Vesna Rezhiq, muzika është e Zvonimir Dusper, ndërsa koreografia i është besuar koreografit të shquar, Leo Mujiq. Në këtë shfaqje si spektakël absolut në Teatrin Komedia, luajnë: Marina Pop Pankova, Eva Skenderovska, Zhaklina Stevkovska, Kristina Llasovska, Mia Kantarxhieva, Edmond Sotir, Zharko Dimoski, Tino Kostadinovski, Driton Veseli, Aleksandar Veljanovski, Ilija Ilioski dhe Toni Denkovski.

Repriza e parë e shfaqjes është caktuar më 17 maj (e premte), me fillim në orën 20:00.