Festa e Vjeljes së Rrushit – Festivali  “Hardh Fest”, këtë vit do të mbahet në Konak të Rahovecit, në datat 16, 17 dhe 18 gusht.

“Hardh Fest” do ta shënojë 5-vjetorin e ribrendimit të festivalit më të vizituar ne Kosovë.

“Hardh Fest” sjell një nga eksperiencat më të bukura jetësore për të gjithë ata që e vizitojnë festivalin, duke nisur nga mikpritja Rahoveciane deri te Hardh Campi që ka një pamje të bukur të vreshtave të Rahovecit, e më pas ka aktivitete të cilat kanë për qëllim promovimin e prodhimeve të rrushit por edhe mjedisit, kulturës dhe artit, një ngërthim ky që tashmë është shndërruar në storie suksesi.

Festivali organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi si dhe në përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe sponsorëve të festivalit.