Në Operën dhe Baletin Nacional do të hapet Festivali i 10-të i Muzikës Rome “Roma Fest”, ku do të marrin pjesë artistët romë nga vendi ynë dhe mysafirë nga Rusia, sonte në orën 18:00.Organizator është Asociacioni “Romano Ilo” nga Shkupi, ndërsa programi i përfshin këngët dhe vallet tradicionale rome që do të prezantohen nga 25 pjesëmarrës. Mysafirë specialë në festival janë kompozitorja dhe muzikantja, Elena Llazarenko, virtuozi i surles, Xhelo Destanovski dhe orkestra e veglave muzikore me frymë “Xhambo Agushevi”.