Festivali i 16-të i Teatrit Rom GARAVDE MUJA – “Fytyrat e fshehura” do të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor në Qendrën e Teatrit të Fëmijëve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Mysafir special i festivalit është regjisori Rahim Burhan nga teatri me famë botërore PRALIPE, i cili do ta prezantojë ardhjen dhe praninë e tij për publikun në ceremoninë e hapjes së festivalit.

Në mënyrë plotësuese, ansamblet teatrore nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova do t’i kenë premierat e tyre në festivalin e teatrit.

Shfaqja e parë do të luhet më 15 nëntor në orën 18:30 – “Së pari mollët, e tani trëndafilat” me skenar dhe regji të Daniel Petrovski. Më 17 nëntor, në kuadër të festivalit, do të mbahet panel-diskutimi kombëtar “Zhvillimi i kulturës rome, problemet dhe sfidat”, ku panelistë do të jenë prof. Marsel Kurtiade nga Franca, Osman Baliq nga Serbia, Rahim Burhan nga Gjermania dhe Sevdija Abdullova nga Maqedonia e Veriut.

Evenimenti do të mbahet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë në orën 11:00.