Katërmbëdhjetë artistë nga vende të shumta, sivjet po marrin pjesë në Koloninë e 45-të Ndërkombëtare të Artit “Kumanovë 2019”, që po mbahet në Qendrën Përkujtimore KAÇKM në Pelincë.

Koloninë e organizojnë Muzeu i Kumanovës në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës, të mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, kryetari i Komunës dhe Këshilli i Komunës.

Këtë vit, në mjedisin frymëzues në Pelincë, krijojnë 14 artistë akademikë të artit, si nga vendi ynë, ashtu edhe nga disa vende të rajonit: Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Bosnjë e Hercegovina. Gjatë qëndrimit shtatëditor, artistët do të kenë mundësinë t’i vizitojnë monumentet kulturore dhe historike të qytetit të Kumanovës, si dhe Kokinon dhe Kishën e Shën Gjergjit në Staro Nagoriçane.

Kolonia e artit “Kumanovë” është njëra nga kolonitë më të vjetra të artit në vend. Ishte themeluar në vitin 1974 dhe me mbledhjen e artit të këtij viti do ta shënojë 45-vjetorin e ekzistimit. Kolonia do të zgjasë deri më 14 gusht, pas së cilës veprat do të prezantohen në ekspozitë.