Me ekspozitën e koncerteve dhe posterave promovues të titulluar “Udhëtimi” në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Festivali i Filmit për Filmat Dokumentarë Muzikorë “Qyteti i Kinemasë Shkup” do të fillojë sot në orën 20:00.

Ekspozita “Udhëtimi” paraqet një përmbledhje të karrierës së Vllatko Stefanovskit, por të prezantuar përmes posterave të shumtë të koncerteve nga periudha të ndryshme të karrierës së tij. Kjo ekspozitë paraqet një aspekt tjetër të karrierës së Vllatkos, përkatësisht veprën e tij të pasur të koncerteve ndër vite. Është e rëndësishme të theksohet se kjo ekspozitë do të vendoset ekskluzivisht vetëm në Shkup.