Nga 26 korriku deri më 2 gusht, Gostivari do ta organizojë edicionin e parë të “The Park Festivali”. Në vendin atraktiv në parkun e qytetit në Gostivar, dashamirët e muzikës popullore do t’i ndjekin shfaqjet e grupeve të njohura ndërkombëtarisht dhe artistëve nga vendi dhe jashtë vendit si Xheriko Kepurdat, Martin Shtiming, Sasho Popovski treshja dhe Elena Duni K-vartet, “Area”.

Festivalin do ta hap atraksioni origjinal MC Kresha, Lirical Sun, të cilët konsiderohen hit i vërtetë në skenën shqiptare në rajon.

Edicioni i parë i “The Park Festivali” është një impuls i ri në përpjekjet e Ministrisë së Kulturës për decentralizimin e kulturës në vend dhe një mundësi e shkëlqyer për argëtimin e qytetarëve të këtij rajoni. Çdo mbrëmje, në vendin e preferuar për gostivarasit, kompozimet dhe dixhetë maqedonas dhe shqiptarë janë pjesë e ofertës verore për freskimin kulturor në këtë rajon të vendit.