IN Tetari Komedia së bashku me Komunën e  Aerodromit në vazhdimësi do ta realizojnë Festivalin e komedisë ,, Hëna e zhveshur”. Në edicionin e fundit të Festivalit ( shtator 2019 ) për herë të parë u vendos çmimi për  vepër jetësore ,,Ançe Xhambazova”, në nder të një prej aktoreve tona më të mëdha, e cila ishte edhe mjeshtri i komedisë.

Drejtoria e teatrit dhe Komuna e Aerodromit, sjellën vendim të bëjnë një film dokumentar për Ançe Xhambazova , e cila premierën e parë e kishte në kuadër të ,,Hëna e zhveshur 2019”.

Në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kohën e korona virusit dhe apelin, qytetarët sa është e mundur më pak të dalin nga shtëpitë e tyre, Komuna e Aerodromit dhe Teatri Komedia vendosën filmin dokumentar për Xhambazova ta shfaq edhe para publikut të gjerë, domethënë të transmetohet online me 4 prill  e shtunë me fillim në ora 20 në kanalin youtube ku transmetohen shfaqjet e Teatrit komedia.

Filmi financiarisht mbështet nga fondet e caktuara për festivalin, nga Komuna e Aerodromit.

Regjisor i filmit dokumentar është Mile Grozdanovski, kurse skenarist dhe asistent regjisorit është Goce Trajkovski.