Në kino “Odeon” në Sofje mbrëmë në ora 18. 30 është dhënë filmi “Manaki – histori në foto” në regji të Robert Jankullovski, i cili e tregon punën fotografike të Janakit dhe Milton Manakit, Kamermanët e parë në Ballkan.

Historia e filmit shfaqet përmes fotografive dokumentare origjinale duke ndjekur punën e Manakit nga hapja e parë e studios profesionale në vitin 1898 në Janinë dhe më vonë zhvendosja në Manastir.

Projekti u realizua në bashkëpunim me Filmotekën nacionale bullgare dhe me ndihmën e QKI- së maqedonase në Sofje.