Jovançe dhe Marika janë vëllai dhe motra më të famshëm në letërsinë për fëmijë. Vëllezërit Grim u dhanë jetë “të përjetshme”. Breza dhe breza janë rritur me këtë përrallë të bukur që e na tregon dashurinë e vërtetë midis vëllait dhe motrës, mirësinë e tyre dhe dëshirën e tyre për një familje të lumtur.

– Kjo përrallë do ta ketë premierën të mërkurën, më 25 dhjetor në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj. Në regjinë e Davor Dragojeviq nga Mali i Zi, ndërsa me Marija Gjorgjioska, Katarina Ilievska Siljanovska, Dragan Dovlev, Ana Levajkoviq Boshkov dhe Angella Dimitrova në rolet e ruajtësit të patave, shtrigës, nënës dhe babait, fëmijët e moshës trevjeçare dhe më të mëdhenj do të mund të kënaqen me shfaqjen “Jovançe dhe Marika”, tha drejtoresha Katarina Ilievska Siljanovska.