Në lidhje me Konkursin e shpallur në Ministrin e Kulturës për financimin e projekteve me interes nacional për manifestimin “Qyteti i kulturës në vitin 2020”, pas shqyrtimit të fletëparaqitjeve të arritura, është vendosur që komuna e Kërçovës të jetë kryeqytet i kulturës në vitin 2020.

Programi i ofruar i Komunës së Kërçovës ofron përmbajtje multikulturore, pjesëmarrje në skenën kulturore lokale,si dhe pjesëmarrje të artistëve jashtë vendit. Programi ka mjaft projekte me sasi nga të gjitha fushat dhe zhanret dhe parashikon bashkëpunim me të gjitha institucionet vendase dhe të huaja nga sfera e kulturës, si psh.

IN teatri popullor i Manastirit, shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, orkestra e radiotelevizionit shqiptar etj.  Janë të paraparë projekte nga sfera e muzikës, teatrit, folklorit, trashëgimisë kulturore historike, artit, letërsisë etj, të cilët do të kontribuojnë dukshëm në afirmimin e institucioneve, organizatave dhe subjekteve,  aktivitetet dhe veprimtaria e tyre do ta pasurojnë ofertën kulturore të qytetit të Kërçovës.

Me realizimin e programit të planifikuar do të kontribuojë në rigjallërimin , afirmimin dhe shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve hapësinore urbane dhe lokacioneve.

Në konkursin për financimin e projekteve me interes nacional Manifestimi “Qyteti i Kulturës  në vitin 2020” mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të Qytetit të Shkupit dhe komunave që janë pjesë e Qytetit të Shkupit. Në afatin e paraparë kanë arritur fletëparaqitje nga gjithsej tre komuna dhe atë: Komuna e Shtipit, Komuna e Kërçovës  dhe Komuna e Velesit.