Sot, 30 prill 2019, me fillim prej ora 20:00, në Qendrën Teatrore të Fëmijëve (QTF) do të jepet premierë shfaqja teatrore “Klasa” në regji të Agon Myftarit, transmeton Portalb.mk.

“Klasa” e autorit Iseult Golden dhe David Horan, me producent Bajrush Mjaku, në skenë do të shfaqet me aktorët: Mona Mustafa, Fisnik Zeqiri dhe Besfort Idrizi.

“Klasa” është shfaqje teatrore për vështirësitë e të mësuarit në shkollë, në jetë, kudo, e cila shpërfaq konfrontim të trefishtë eksploziv, qesharak dhe emocional.

Ajo trajton problemin e djalit nëntëvjeçar të Brianit dhe Donas, i cili ka vështirësi në të mësuar, kështu thotë mësuesi i tij, i cili rekomandon vizitën te psikologu.

Shfaqja rekomandohet për persona të moshës mbi 12-vjeçare.