Në manastirin „Shën Gjorgji” në Negotinë mbahet kolonia figurative me karakter ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 14 artistëve. Ngjarja është në organizimin e Muzeut të Qytetit të Negotinës.„Kolonia figuratie – Negotinë 2019“ do të zgjasë deri më 28 qershor, ndërsa në kornizat e saj artistët do të krijojnë të frymëzuar nga Tikveshi, natyra e bukur dhe paqja në manastir, i cili është ideal për të zhvilluar turizmin fetar.Kolonia realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa është në kuadër të Programit për mbështetjen e projekteve me interes nacional për vitin 2019, për zhvillimin e artit figurativ bashkëkohor në Komunën e Negotinës.