Komisioni nacional për UNESCO në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon për thirrjen e publikuar nga ana e UNESCO-s deri te shtetet-anëtare për paraqitjen e propozim-projektit në kuadër të Programit për pjesëmarrje në UNESCO për vitin 2020-2021.

Secili shtetë-anëtar, përmes Komisionit të tij Nacional për UNESCO, mund të dorëzoj në UNESCO deri në 7 projekte nga 5 fushat kryesore të programit dhe 1 projekt rajonal më së voni deri më 31 maj të vitit 2020.

Kushtet për aplikim:

 – Bartësi i projektit: Persona juridik të cilët mund të sigurojnë implementim cilësor të projektit

– Korniza dhe qëllimi i projektit: Projekti duhet të jetë në përputhje me prioritetet e miratuara të UNESCO  – s për 5 fushat kryesore të programit për periudhën nga viti 2020- 2021, të përfshirë në    dokumentin 40    C/5 Buxheti dhe programi 2020 – 2021

  ( https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000367155)

 – Niveli i projekteve dhe buxheti: Projektet nacionale me mbështetje financiare deri në 26.000 dollarë        amerikan,  projekti sub-rajonal dhe inter-rajonal me mbështetje financiare deri në 28.000 dollarë amerikanë    dhe projekti rajonal me mbështetje financiare deri në 38.000 dollarë amerikanë.

Afati për realizimin e projekteve të miratuara: 31.12.2021

Duhet të theksohet se për projektet rajonale, sub-rajonale dhe inter-rajonale me anën e Komisionit Nacional të UNESCO-s është e nevojshme të sigurohet nga 2 deri më 3 letra për mbështetje nga vendet tjera. Me qëllim që Komisioni Nacional i UNESCO-s ti dorëzoi propozim projektet në përputhje me afatin e fundit të paraparë, është e nevojshme që personat juridik ti dorëzojnë formularët e plotësuar në gjuhën angleze ose frënge, si dhe në gjuhën maqedonase në Komisionin Nacional të UNESCO-s më së voni deri më 5 maj të vitit 2020.

Përveç në formë letre, propozim projektet duhet të dorëzohen edhe në formë elektronike, me qëllim që të njëjtit nga ana e Komisionit Nacional të UNESCO-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut të jenë të dorëzuara përmes platformës online të UNESCO-s.

Ju rikujtojmë se nuk do të shqyrtohen propozim projektet e dorëzuara pas afatit të 5 majit të vitit 2020, si dhe ata që nuk do të jenë të plotësuara plotësisht.

Informacionet më të hollësishme të Programit për pjesëmarrje në UNESCO për vitin 2020-2021 dhe procedura për paraqitjen e propozim projekteve së bashku me formularët mund të merren dhe të shkarkohen nga linku vijuese:

http://www.unesco.org/new/en/member-states/single-view/news/circular_letter_on_the_participation_programme_for_2020_2021

Adresa për dorëzimin e propozim projekteve me postë dhe rrugë elektronike:

Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Rr. Gjuro Gjakoviq nr.61

1000 Shkup

Adresa elektronike:

[email protected]; [email protected][email protected]

Telefonë: 02/3240 517/3240 591/3 240 549