Me moton „Qëndro në hap – me të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen“, ansambli „Tanec“do të interpretojë në skenën e Qendrës së Kulturës „Marko Cepenkov“ në Prilep.

Ngjarja është pjesë e serisë së koncerteve në kuadër të nderimit të 70-vjetorit të formimit, të cilin ansambli këto ditë e shënoi me koncertin spektakular në Shkup.

„Tanec“ paraqet simbol të folklorit, traditës dhe kulturës maqedonase tashmë shtatë dekada, është ambasador kulturor që e prezanton dhe e ndan traditën e pasur maqedonase në vend dhe në botë.

Institucioni Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore, ansambli “Tanec” ishte themeluar në muajin maj të vitit 1949 me dekretin e qeverisë së atëhershme. Qëllimi i themelimit të ansamblit ishte nevoja urgjente për formimin e institucionit të këtij lloji që e mban, kultivon, ruan dhe pasuron folklorin maqedonas.