“Midis zemrës dhe mendjes” është titulli i koncertit në të cilin sonte do të interpretojë violinisti i shquar rus, Vadim Gluzman, i cili vlerësohet si njëri nga instrumentistët më të mirë në skenën muzikore botërore.

Në moshën 16 vjeçare, Vadim Gluzman, u shpërngul në Izrael, ku studioi violinë me të famshmin Isak Shtern. Ai i bie instrumentit të jashtëzakonshëm “Stradivari” që dikur i përkiste violinistit dhe pedagogut të madh hungarez, Leopold Oer.

Gluzman do ta interpretojë Koncertin për Violinë dhe Orkestër op.64 nga Feliks Mendelson, njëra nga veprat më të arritura në letërsinë e violinës. Koncerti i sotëm do të drejtohet nga Mihal Nesteroviç nga Polonia, i cili ka dirigjuar orkestra dhe ansamble udhëheqëse në Evropë.