„Hamami Turk“ titullohet koncerti i Orkestrës Kamertale me Harqe „ARKO“ që në kuadër të festivalit Vera e Shkupit do të mbahet sonte në orën 20:30 në Operën dhe Baletin Nacional.

Dirigjent është Erhan Shukri, solist është Tahir Ajdogllu nga Ankaraja, Republika e Turqisë, i cili do t’i bjerë kanonit, ndërsa mysafir në koncert është Orkestra e Mandolinave„Shkup”.

Orkestra „ARKO“ ishte formuar në vitin 2003 nga anëtarët që kishin mbaruar arsimin fillor të muzikës dhe të cilët merren me profesione të tjera.Shumica prej tyre kishin qenë nxënës të prof. Erhan Shukri. Nga viti 2011 në orkestër anëtarësohen edhe muzikantë të orkestrave tona profesionale – Filarmonia dhe Orkestra pranë OBM-së, si dhe profesorë të QSHSHBM „Ilija Nikollovski – Luj“.

Në programin e „Kafe Kinema“në Suli An do të shfaqet filmi „Mrekullia e malit“ – bashkëproduksion gjerman – italian në regjinë e Tobias Viman,sonte në orën 21:00. Hyrja është falas!