Në kuadër të Verës së Shkupit në Galerinë Kombëtare – Hamami i Daut Pashës, koncert do të mbajë violonçelisti nga Sllovenia, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Gal Faganel, dhe pianistja jonë, Maja Bozhinovska, sonte në orën 20:30.

Gal Faganel është interpretues, mësimdhënës, mentor dhe artist i shquar.Mediet e kanë ngritur lidhur me „interpretimin jashtëzakonisht të ndjeshëm“, për „tonin e tij të mrekullueshëm dhe të fuqishëm“ dhe „virtuozitetin e tij të shkëlqyeshëm dhe energjinë rinore“.

Si interpretues, Faganel shpeshherë merr pjesë në recitale, në koncerte të muzikës kamertale dhe si solist me orkestrën në Amerikën Veriore dhe në Evropë. Pianisja Maja Bozhinovska diplomoi në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup në klasën e prof. mr. Todor Svetiev, ndërsa në vitin 2017 magjistroi te mentorja me famë botërore, Lilja Zilbershtajn (Rusi / Austri). Ka marrë pjesë në gara të shumta në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar ku fitoi rezultate të larta.