Teatri Kombëtar i Maqedonisë mbrëmë në Skenën e Vogël e dha premierën e shfaqjes “Dramat më të shkurtra në botë” në regjinë e Trajçe Gjorgiev, sipas përmbledhjes me titull të njëjtë të dramave të shkurtra para 20 vitesh, të përpiluara nga teatrologu Jovan Qirillov.

Temat që i lidhin dhjetë dramat e shkurtra janë totalitarizmi, keqkuptimi, zemërimi, habia, kalimi i kohës, gjendja e përgjithshme e absurditetit.

Pas premierës së sotme, shfaqja do të jepet reprizë më 29 nëntor.

Bashkëpunimi shumëvjeçar i regjisorit dhe aktorit Gjeorgiev dhe aktores Snezhana Koneska Rusi ishte përmbyllur pikërisht me këtë shfaqje, me të cilën aktorja zyrtarisht shkoi në pension.

Koneska Rusi ishte punësuar në TKM që nga viti 1978, ndërsa më parë kishte punuar për Radiotelevizionin e Maqedonisë si spikere dhe prezantuese në Radion e Maqedoninë për gjashtë vjet.

Në vitin 2013 ajo e festoi 40-vjetorin e saj në skenë dhe punën në qendrën e teatrit në TKM me rolin e Lubov Andreeva nga “Kopshti i Qershisë” së Çehovit.