Shfaqja „Bakhi – pasqyrë e shkurtër e shpërbërjes“ sipas Evripidit, në regjinë e Igor Vuk Torbica është shpallur shfaqja më e mirë në tërësi nga ana e jurisë në Festivalin e 54-t Maqedonas të Teatrit „Vojdan Çernodrinski“, i cili nga shtatë qershori ishte mbajtur në Prilep.

Për herë të parë, sivjet shfaqjet i vlerësoi edhe publiku i cili si shfaqje më të mirë e shpalli „Pirej“ nga Petre M. Andreevski, në regjinë e Ljupço Gjorgjievski dhe në interpretimin e Teatrit të Prilepit. Kjo shfaqje ishte shpërblyer me statujën “Duartrokitje“ në formën e duarve që duartrokasin. Autor i statujës është Marjan Stojanoski.

Çmimin për rolin kryesor më të mirë të mashkullit e fitoi Aleksandar Stepanuleski, për rolin e Jonit në shfaqjen e Teatrit të Prilepit „Pirej“, ndërsa për produksionin e njëjtë për rolin e Velika Meglenoska, çmimin për rolin kryesor të femrës e fitoi Marija Spirkoska – Ilijeski.

Toni Denkovski nga Teatri Komedia është fitues i çmimit të aktorit të ri „Trajko Çorevski“ për rolin e të Lartit në shfaqjen “Në vend të hapur“.

Regjisori Ljupço Gjorgjievski është fitues i çmimit për dramatizimin bashkëkohor të shfaqjes „Ferma e kafshëve“ e Teatrit të Strumicës.

Çmimi për regjinë shkoi në duart e Igor Vuk Torbica për shfaqjen „Bakhi – pasqyrë e shkurtër e shpërbërjes“…

Festivali mbaroi të shtunën me shfaqjen në nder të fituesve të çmimeve, ndërsa në skenën e Qendrës së Kulturës „Marko Cepenkov“ në Prilep ishte luajtur „Siljan Shtërkot Shanca“ e TKM-së nga Dejan Dukovski, në regjinë e Sërgjan Janaqijeviq.