Dita e njëzetë e Edicionit të 59-të të Festivalit “Vera e Ohrit” është e rezervuar për performancën e dyshes “Austria” në përbërje Timna Brauer në kitarë dhe vokal dhe Elias Meiri në tastierë, perkusione, melodi dhe vokale përcjellëse.

Dyshja “Austria” ishte formuar në vitin 1985 prej kur artistët Brauer dhe Meiri interpretojnë në skenat e koncerteve në mbarë botën. Ata performojnë muzikë botërore, shansone, koncerte për fëmijë por, mbi të gjitha, muzikë hebraike me gjithë larminë e saj. Projekti i tyre i fundit i përbashkët është një CD me titull “Këngët për paqen” të botuar nga Dojçe Gramofon në vitin 2015.

Koncerti i dyshes “Austria” do të mbahet në skenën në oborrin e “Shën Sofisë”, duke filluar në orën 21:00.