Shtëpia Përkujtimore e Todor Proeskit në Gumenje në Krushevë sot e shënon tetë vjetorin e hapjes. Me këtë rast, në Shtëpinë Përkujtimore do të mbahet punëtori muzikore në të cilën do të marrin pjesë muzikantët dhe kompozitorët e talentuar dhe me renome.

Kompozimet e tyre do t’i interpretojnë muzikantët: Sllavço Spiroski – Sllav – kompozitor interpretues, Vlladimir Jovanovski – violinist dhe Vanço Petrov.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë Përkujtimore, Elena Mirçevska, muzeun deri më tani e kanë vizituar 650 000 mysafirë, prej të cilëve 30 përqind janë të huaj, veçanërisht nga vendet ballkanike dhe evropiane. Në Shtëpinë Përkujtimore janë ekspozuar afër 350 eksponate, sende autentike që i kanë takuar Toshes.

Shfaqjet në muze ndryshohen në ditën e ditëlindjes së Toshes dhe në ditën e ngjarjes tragjike, 16 tetor. Këto janë pjesë e aktiviteteve vjetore të muzeut për promovimin dhe popullarizimin e tij, para se gjithash, për të rrëfyer humbjen e një njeriu i cili ka vetëm datën e lindjes, theksoi Mirçevska duke theksuar se për përvjetorin e muzeut është punuar një kornizë speciale nga pleksiglasi me hatulla alumini të ndritshme. Posaçërisht është gravuar kënga e muzikantit Sllav, i frymëzuar nga titujt e këngëve të Toshe Proeskit.