Në atmosferë solemne, para mysafirëve të lartë dhe publikut të Italisë dje mbaroi manifestimi “Nderimi i Shën Cirilit“ në Romë, me koncertin kamertal të kampiones së operës, Vesna Gjinovska-Ilkova dhe pianistit, Dino Imeri.

Artistët dhe publikun e përshëndeti zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski, i cili tha se sivjet Republika e Maqedonisë së Veriut, e shënoi 24 Majin, ditën e iluministëve pansllavë Cirili dhe Metodi, në Romë, pas vizitës së paradokohshme të Shenjtësisë së Tij dhe priftit të parë të Kishës Katolike, Papa Francisk në Maqedoninë e Veriut.

„Me këtë vizitë historike edhe njëherë ishte vërtetuar lidhja shpirtërore shekullore ndërmjet shtetit të Papës dhe vendit tonë“, tha zëvendësministri Llazovski dhe shtoi: „Maqedonia e Veriut, nëpërmjet kulturës dhe artit, nëpërmjet trashëgimisë së paçmuar kulturore që e posedon, politikat që i mban për tolerancë, dialogun për dallimet, zhvillimin e interkulturalizmit, krijimin e kushteve për europeizimin e kontekstit kulturor, në mënyrë të përshpejtuar afrohet në Evropën moderne.

Në frymën e misionit të vëllezërve të shenjtë, Cirili dhe Metodi, sot edhe ne të gatshëm ballafaqohemi me sfidat e njerëzimit bashkëkohor, dhe me përkushtim punojmë në ndërtimin e ardhmërisë dhe prosperitetit të bukur dhe të përbashkët për të gjithë qytetarët tanë në Evropë nga shekulli 21.“

Para koncertit, delegacioni shtetëror bashkë me delegacionin e Republikës së Bullgarisë vendosi lule para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në nder të Shën Cirilit në Bazilikën Santa Marija Maxhore.