“Teatri është ilaç, çliron nga frika, ndërsa i çliruar nga friga  njeriu jeton, gëzohet,krijon, është i kënaqur. Njeriu i kënaqur shkon në teatër”, thuhet në mesazhin maqedonas të aktorës Snezhana Koneska Rusi shkruar me rastin e Ditës Botërore të Teatrit 27 – mars.

Në mesazh Rusi thekson se gjeneratat e aktorëve largohen, ndërsa teatri mbetet, vazhdon dhe kundërshton hapësirën dhe kohën.

Bie – ngrihet, rrëzohet -ngritet, kundërshton – shërohet. Mbijetuesit janë: mjerimi, varfëria, konfliktet, luftërat, ndarjet, censura….. qarqet kryesore, krizat e shpeshta, ndërrimet e gjeneratave – dhe gjithmonë e njejta pyetje a mundet teatri të bëj më shumë nga kjo posht-më posht?. Teatri e kundërshtoi edhe filmin.

Kush do të mbizotërojë? Filmi apo teatri? Kisha frikë nga dominimi i filmit. Ai nuk ofron të jetosh jetë të huaj, ai mund të lirojë shikuesin nga brenga, gjithashtu e mbush me agresion, shpjegon Rusi në mesazhin. Sipas saj, televizioni bën shikuesin t’i haroj brengat e tij, disfatat, dhe për të mbijetuar të tjerët. Televizioni  ashtu siç shkruan Rusi, e bën shikuesin të vdekur.

Autori përsëri në mesazhin botëror me rastin e ditës Botërore të Teatrit është dramaturgu dhe gazetari nga Pakistani, Shahid Nadim, i cili sqaron se në botën e sotme, ku fanatizmi, urrejtja dhe dhuna janë në rritje, popujt vërsulen kundër popujve dhe besimtarët luftojnë me besimtarët  tjerë.

-Planeti ynë po fundoset thellë e më thellë në klimë dhe katastrofë klimatike, dhe mund të dëgjohet zhurma e kuajve nga Katër kalorësit e Apokalipsit. Ne duhet të plotësojmë fuqin tonë shpirtërore; ne duhet të luftojmë kundër apatisë, letargjisë, pesimizmit, lakminë dhe mosrespektimin e botës në të cilën jetojmë, në planetin ku jetojmë, shkruan Nadim.

Përzgjedhja e autorëve për mesazhin botëror organizohet nga Këshilli Ekzekutiv Ndërkombëtar i Rrjetit të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit, UNESCO, Paris / Shanghai.

Përzgjedhja e autorëve vendas për mesazhin lokal organizohet nga Programimi dhe Këshilli Ekzekutiv i qendrës Maqedonase ITI / PRODUKSION.