Ministri Ismaili këtë mëngjes në ueb-faqen Utrinski Brifing dërgoi urime deri te ekipi i filmit dokumentar “Toka e mjaltë”, e cila dje në ndarjen e çmimeve Oskar ishte nominuar në dy kategori.

“Ju falënderoj për mundësin këtë mëngjes dhe unë të ndaj emocione nga nata e kaluar historike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilën e përgatiti ekipi i “ Toka e Mjalttë ” të Oskareve. Edhe pse nuk fitoi një Oskar në kategorinë në të cilën ishte nominuar, dua sinqerisht t’i shpreh urimet e mia për këtë sukses të madh të kinematografisë maqedonase, dhe me gjithë zemër i falënderoi artistët për veprën e tyre, dhe për mesazhin universal për mbrojtjen e Planetit, e cila është e treguar në mënyrën e tyre origjinale ku e njohën festivale të shumta, aktivistë, politikanë, autoritetet e Akademisë së Filmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi ministri i Kulturës Ismaili.

Ai potencoi se është e kuptueshme që me këtë sukses individual  të ekipit të “Toka e mjaltë” barazohet i gjithë vendi, sepse me këtë shembull u vërtetua se sa fuqi ka kultura dhe në mënyrë të shpejtë dhe të fuqishme, bukfalisht në të gjithë botën e promovon vendin nga ku vijnë Hatixhja, producenti, regjisorët dhe kameramanët e filmit.

Dokumentari maqedonas “Toka e mjalttë” në regji të Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov.  mbrëmë nuk fitoi Oskarin në të dy kategoritë në të cilën ishte nominuar. Në kategorinë për film më të mirë të huaj nga statuja e artë e territorit jo-anglez përfundoi në duart e filmit “Parazit” të Koresë së Jugut, derisa në kategorinë filmi më i mirë dokumentar Oskarin e fitoi “Fabrika amerikane”.