Shtatëdhjetë vjetori i ekzistimit (1949-2019) dhe pesëdhjetë vjet i shfrytëzimit të objektit të muzeut Stacioni hekurudhor (1970-2020) është jubileu i Muzeut të Qytetit të Shkupit (MQSH) do t’i shënojë me një manifestim të rastit më 12 shkurt të vitit 2020.

Muzeu i Qytetit të Shkupit shënon shtatëdhjetë vjetorin e themelimit. Ai është formuar në vitin 1949 nga Këshilli Popullorë i Qytetit të Shkupit si Muzeu Popullor i Qytetit të Shkupit. Pas tërmetit katastrofal në vitin 1963 dhe restaurimi i objektit të stacionit hekurudhor (nga viti 1968- deri 1970, projekt i Inzhinierit arkitekt të diplomuar Svetislav Petroviq), Muzeu i Qytetit të Shkupit u zhvendos në hapësira të reja nga ndërtesa e adaptuar e stacionit hekurudhor në vitin 1970.

Në monografinë e 300 faqeve dhe me mbi 200 fotografi përfaqësohen të gjithë lëndët e rëndësishme të muzeut  dhe veprave artistike nga përmbledhja e muzeut. Promovimi i saj do të mbahet më 12 shkurt në orën 12.