Regjisori gjerman me origjinë turke, Fatih Akin, filmat e të cilit janë jashtëzakonisht të njohura dhe të pëlqyera nga audienca maqedonase, si dhe kinematografi, Rajner Klausman, do të jenë mysafirë specialë në Edicionin e 40-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”, që do të mbahet nga 14 deri më 21 shtator në Manastir. Kompozitori, Ljupço Konstantinov, është fituesi i sivjetëm i çmimit “Ylli i madh i filmit maqedonas” që e ndan Shoqata e Punonjësve të Filmit e Maqedonisë (SHPFM).

Filmi kinez “Liqeni i patave të egra”, filmi brazilian “Jeta e padukshme e Euridise Guzmao”, filmi izraelit “Sinonimet” dhe filmi gjerman “Lara” nga regjisori Jan-Ole Gerster janë vetëm një pjesë e konkurrencës së sivjetme të filmave, kinematografët e të cilave do të garojnë për çmimet prestigjioze.

Në programin “Perspektivat e filmit evropian” janë përfshirë 17 filma, ndërsa këtë vit në Festivalin “Vëllezërit Manaki” futet çmimi për audiencën për filmin më të mirë maqedonas.

Programi “Makpoint” do të ofrojë 14 filma të rinj me metrazh të shkurtër, filma dokumentarë dhe filma të animuar, për të cilët sivjet audienca e festivalit për herë të parë do të jetë vlerësues i punës krijuese, i lojës së aktrimit, kamerës, muzikës, përkatësisht do të jetë në gjendje të prononcohet për favoritin e vet të plotë të filmit.

Filmi i fundit i të ndjerit, Stefan Sidovski – Sido, “Kafeja e fundit” do të jepet premierë në kuadër të këtij programi të festivalit. Motoja e festivalit të sivjetëm është “Tregojuni reve”.