Në skenën e Teatrit „Vojdan Çernodrinski“ në Prilep do të jepet premiera e shfaqjes „Nata arabe“ nga Roland Shimelfenig, në regji të Zoja Buzallkovskanesër (17.5.2019) në orën 20:00.

Sipas regjisores Buzallkovska, kjo dramë dinamike me pesë personazhe është shkruar në gjuhë specifike, ku personazhet flasin në veten e tretë ose zëshëm i komentojnë mendimet e tyre, ndërsa pastaj hyjnë në dialog.

Elementet e trilerit e ndërtojnë pasigurinë në zhvillimin e veprimit. Në shfaqjen luajnë: Igor Tërpçe, Daniella Ivanoska, Aleksandar Stepanuleski, Dimitar Gjorgjievski dhe Angella Naumoska. Skenografia dhe kostumet janë të Julijana Vojkova – Najman, ndërsa muzika është e „Foltin“.

Shfaqja „Nata arabe“ është projekti i parë nga katër projektet që janë pjesë e Programit Vjetor të Teatrit të Prilepit.